Ia dërguan foton policisë se si një veturë tejkaloi në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për 3 muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka pranuar një fotografi në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim                                                                                                            

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e PK-së.

Go to TOP