Aksident në Drenas, përfshihen një këmbësore dhe dy automjete
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Korreticë të Drenasit, ku janë përfshirë një këmbësore 14-vjeçare dhe dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.
Comments