Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit: Ke qeverisë 4 vjet, nuk e ke asnjë sukses
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati pas tubimit madhështor të kësaj partie në Gjakovë. Ajo e ka akuzuar Muratin për qeverisje pa rezultate dhe për mungesë të një programi të qartë në prag të zgjedhjeve.
“Ke qeverisur katër vjet dhe nuk ke asnjë sukses për të treguar. Ku mbeti premtimi për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë? A po e ndërtoni edhe një herë?” pyeti Bajrami, duke e cilësuar këtë si shembull të premtimeve të pa mbajtura nga Qeveria Kurti.
Bajrami gjithashtu ironizoi faktin që Kurti po tallet me përditësimin e programit të LDK-së, ndërkohë që, sipas saj, Vetëvendosje garon në zgjedhje pa një program konkret. Ajo nuk la pa përmendur edhe rastin e raportit të auditimit, i cili, sipas saj, ishte përditësuar disa muaj pas publikimit, duke e konsideruar këtë një mungesë të transparencës.
Reagimi i Bajramit vjen në kohën kur partitë politike janë në përgatitje të fushatës zgjedhore, duke ngritur akuzat dhe kundër akuzat në përpjekje për të bindur elektoratin. /Kosova.info/
