Sekuestrohen armë e municione në Breznicë, pas publikimit në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe municion në fshatin Breznicë të Obiliqit, pas një kontrolli të ushtruar në një shtëpi, në pronën e një të dyshuari që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer në pronën e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale, ku janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion.

“Ndaj personit të dyshuar janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve,” thuhet në njoftimin e Policisë. /Kosova.info/


Go to TOP