Murati ironizon Abdixhikun: Premton stadium të ndërtuar ndërkohë që veç po finalizohet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ironizuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së tij për ndërtimin e një stadiumi me 7,000 ulëse në Gjakovë. Murati ka theksuar se stadiumi me kapacitet 14,500 ulëse është në fazën përfundimtare të ndërtimit, duke e cilësuar këtë si një tjetër premtim të pavend të LDK-së.

“Abdixhiku paska premtuar stadium me 7,000 ulëse në Gjakovë, ndërkohë që stadiumi me 14,500 ulëse veç është duke u finalizu. Nejse, s’është problem i madh, tash i mbledh ekspertët e partisë, e ndryshojnë shifrën dhe publikojnë versionin e përditësuar,” shkroi Murati në një postim ironik.

Ai gjithashtu kujtoi rastin e përditësimit të koeficienteve të pagave nga LDK, duke shtuar me humor: “Njësoj ja patën bërë me koeficientet e pagave. Të gjitha mund të ndryshohen pas publikimit.” /Kosova.info/


Go to TOP