Humb kontrollën gjatë vozitjes, vdes shoferi në Gjakovë
Një shofer ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollën gjatë vozitjes në Gjakovë.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore dyshohet se në një moment e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe përfundon jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti”, thuhet në raportin 24-orësh.
Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Prev Post
13 vjeçarja zhduket në Fushë Kosovë
