Hoti: Qeveria përgjegjëse për rritjen e tatimeve dhe të çmimit të energjisë, qytetarët në vështirësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti i ka bërë disa kritika në adresë të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Hoti tha se kjo formë e qeverisjes duhet të ndërpritet me votë demokratike.

Ai i renditi disa nga ankesat që i paraqiti.

“Përmbyllja e këtij mandati qeverisës i gjen familjet në përballje me çmime të larta, paga të ulëta, mungesë të investimeve nga Qeveria dhe ikje masive të të rinjve. Ankesat kryesore lidhen me:
1. Çmimet e larta në artikujt e përditshëm,
2. Rritjen e tatimit në pronë,
3. Rritjen e çmimit të energjisë”, tha Hoti.

“Derisa rritja e çmimit të artikujve është ndikuar nga kriza globale, rritja e tatimit në pronë dhe e çmimit të energjisë është bërë me vendime të qeverisë dhe institucioneve vartëse”.

Deputeti i LDK-së takoi strukturat e nëndegëve të bashkësive lokale në Qifllak dhe Kramovik. /Kosova.info/

Go to TOP