Hill për “urime” te Gjuriqi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka qëndruar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Për pritjen që i ka bërë ka njoftuar vetë kryediplomati i ri serb, Marko Gjuriq.

“Takova për herë të parë ambasadorin amerikan, Hill. Si Ministër i Punëve të jashtme të Serbisë, theksova që forcimi dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është një nga topprioritetet e Qeverisë së Serbisë në politikën e jashtme”, ka shkruar Gjuriq.

“Marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe kulturore i janë nënshkruar një transformimi pozitiv dhe të dobishëm në vitet e fundit”.

Go to TOP