Haziri: Koordinimi me aleatët, themel për sigurinë e Kosovës, çdo veprim i pakoordinuar mund të ketë pasoja të pariparueshme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka ngritur shqetësime për mungesën e koordinimit të plotë të qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-n dhe BE-në, në ndërtimin e sigurisë së vendit.
Ai thekson se qëndrimet e pakoordinuara dhe veprimet e njëanshme kanë sjellë masa ndëshkuese që po e dëmtojnë Kosovën, duke penguar largimin e tyre për shkak të mungesës së mirëbesimit me aleatët dhe institucionet kyçe.
Haziri thekson rëndësinë e ndërtimit të besimit dhe lojalitetit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve lokale, si dhe nevojën për një ofertë të sinqertë dhe koordinim të ngushtë me NATO-n, për të shmangur dëmet e pariparueshme në sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. /Kosova.info/