PSG trasferon qendërmbrojtësin e Eintracht Frankfurt

Paris Saint-Germain ka transferuar qendërmbrojtësin ekuadorian, Willian Pacho, nga klubi gjerman Eintracht Frankfurt.

Sipas njoftimit nga klubi francez, bëhet fjalë pvr nënshkrimin e një kontrate deri në vitin 2029, por detajet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar.

“Willian është një lojtar i mrekullueshëm dhe talenti më i fundit që bashkohet me klubin tonë. Te PSG po vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë mbi një ekip të ri dhe të talentuar – dhe më e rëndësishmja, një ekip kolektiv”, ka thënë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Njëzet e dy vjeçari, i cili ka bërë gjashtëmbëdhjetë paraqitje për Ekuadorin, bëhet lojtari i parë ekuadorian në historinë e PSG-së. Ai e kishte filluar karrierën e tij te Independiente del Valle në Ekuador dhe më pas kishte kaluar te klubi belg Royal Antwerp, para se të bashkohej me Eintracht Frankfurt vitin e kaluar. Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ai kishte bërë dyzet e katër paraqitje për Frankfurt.

Go to TOP