Havolli: Prishtina Bikes ofron lëvizje të shpejtë, të shëndetshme dhe pa pagesë në kryeqytet
Sokol Havolli, Drejtor i Prishtina Parking, ka ndarë përvojën e tij me shërbimin e ri të biçikletave publike “Prishtina Bikes,” i lansuar nga Kryeqyteti dhe Prishtina Parking.
Havolli theksoi se, gjatë përdorimit të biçikletave dhjetëra herë, ai nuk ka paguar fare, pasi i ka përdorur gjithmonë për më pak se 30 minuta, kohë që është pa pagesë.
“Sot, për herë të parë, mbajta dy biçikleta për një orë dhe shpenzova vetëm 1 euro”, ka shkruar ai.
Sipas Havollit, çdo vend në Kryeqytet mund të arrihet për më pak se 30 minuta duke ofruar një mënyrë të shpejtë, të shëndetshme dhe pa kosto për qytetarët. /Kosova.info/