MIT: Urat në Lluzhan dhe Bardhosh afër përfundimit
Punimet në urat në Lluzhan dhe Bardhosh në magjistralen Prishtinë-Podujevë, sipas Ministrisë së Infraftukturës dhe Transportit po i afrohen përfundimit.
Sipas ministrisë, pas koordinimit të vazhdueshëm me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë, punimet kanë avancuar sipas planit dhe pritet që të dyja urat së shpejti të përfundojnë plotësisht.
“Përfundimi i tyre do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë segment rrugor”, thuhet në një postim të MIT-së, e cila ka publikuar edhe pamje nga ecuria e punimeve.
MIT ka thënë se po vazhdojnë punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në rrugët e vendit.
