Lajçak thotë se këto dy javë fokusin e kishte në dialogun Kosovë – Serbi
Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e përqendruar në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë’.
Në një postim në Facebook, Lajçak ka folur edhe për takimin e të martës në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Ndonëse nuk arritëm të pajtoheshim për agjendën e një takimi trepalësh, ne kemi diskutuar për çështje politike dhe teknike dhe kemi përshkuar hapa të rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm. Ndërsa dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit, unë mora pjesë edhe në disa aktivitete tjera. Nga Beogradi, vazhdova në Paris për t’u takuar me kolegët nga Ministria e Jashtme e Francës dhe me mikun tim të mirë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit Emmanuel Macron. Ne u fokusuam në zhvillimet më të fundit në dialog për normalizim të marrëdhënieve, duke u siguruar që se jemi në një linjë në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.
Po ashtu, ai njoftoi edhe për vazhdën e takimeve të tij që pati në Paris, ku u takua me Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Presidentit Macron. Ai tha se me të bisedoi për zhvillimet e fundit në dialog.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLajcakMiroslav%2Fposts%2Fpfbid0mWHKQV4zvjU2vZE6V8GQgMU1eHXY2ZGEVNnLh9cxbyfyq77KoEvBcSS7rXh9JaVMl&show_text=true&width=500