S’ka fitues në Bergamo, Monaco befason Barçën, fiton Atletico
Kanë përfunduar ndeshjet e natës së sotëm në Ligën e Kampionëve.
Kryendeshja mes Atalantës dhe Arsenalit, ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në RTK, është mbyllur pa gola.
Dueli mes skuadrës nga Bergamo dhe ‘Topçinjve’, ka dhuruar një sfidë interesante, anipse ky duel nuk prodhoi asnjë gol.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos skuadra italian e cila ka mundur lehtë të gjejë rrugën e golit, por Retegui dështoi nga pika e bardhë.
Befasia e natës sotme ishte fitorja e Monaco-s e cila para tifozëve të saj mundi Barcelonën, me rezultat 2-1.
Akliouche (16’) dhe Ilenikhena (71’) shënuan nga një gol për fitoren e madhe të skuadrës franceze, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Yamal (28’).
Me rezultat identik ka fituar edhe Brest ndaj Sturm Graz, derisa Atletico Madridit mezi e ka mundur Leipzing, me rezultat 2-1. Griezmann (28’) dhe Gimenez (90’), shënuan për fitoren madrilenëve, kurse, për ekipin gjerman realizoi Sesko (4’).