Hargreaves: Incidenti në Zubin Potok ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji e ujë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme që mund të ketë për furnizimin me energji dhe ujë në të gjithë Kosovën.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Hargreaves theksoi se ky akt ka potencial për të shkaktuar dëme të rënda, duke rrezikuar stabilitetin e shërbimeve të rëndësishme për komunitetet në Kosovë.

“Incidenti serioz në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë të komuniteteve të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për çdo sulm të qëllimshëm në infrastrukturën kritike”, ka shtuar Hargreaves. /Kosova.info/

Go to TOP