Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, i ndan medalje Daniel Serwerit dhe Mario Marquezit

Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në delegacion ishin profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, si dhe Mario Marquez, Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë, dy të parët Haradinaj i nderoi me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Haradinaj tha se angazhimi i tyre për Kosovën është i rëndësishëm për rikthimin e partneritetit strategjik me aleatët, veçanërisht me SHBA-në. /Kosova.info/

Go to TOP