Rama: Sheshi “Xhorxh Bush” po merr pamjen përfundimtare, por gjysma mbetet e bllokuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po avancojnë dhe se kjo hapësirë publike po merr pamjen e saj përfundimtare.

Sipas Ramës, aktualisht po vendosen pllakat në një pjesë të sheshit duke i dhënë formë një hapësire moderne dhe funksionale për qytetarët.

Megjithatë, ai ka kritikuar Qeverinë duke thënë se gjysma tjetër e sheshit vazhdon të mbetet me asfalt dhe jashtë funksionit, pasi, sipas tij, është shpallur “trashëgimi kulturore”.

“Ndërkohë, gjysma tjetër e sheshit ka mbetur me asfalt dhe jofunksionale, sepse është ‘trashëgimi kulturore’, sipas kësaj qeverie”, ka shkruar Rama në reagimin e tij. /Kosova.info/


Go to TOP