Haradinaj, Kurtit: Ndërprite shkatërrimin e vendit, ose të ndërprejmë ne

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për situatën e krijuar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët në veri që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

“Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”, ka shkruar ai.

E Haradinaj ka paralajmëruar Kurtin duke thënë se ky i fundit  duhet të ndërprejë “shkatërrimin e vendit”.

“Përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.

Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion. 

Go to TOP