Haradinaj: Kurti e ka larguar Kosovën nga rruga e anëtarësimit në NATO e BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO.

Haradinaj, përmes një postimi në në Facebook, ka thënë se është Kurti ai i cili e ka larguar Kosovën nga rruga drejt BE-së dhe NATO-s.

“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO. E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga Nato dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP