Reagimet pas dorëheqjes së drejtorit Ahmetxhekaj

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport si edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Davenport, në një postim në platformën X, tha se në emër të OSBE-së në Kosovë i shpreh mirënjohjen për Shkumbin Ahmetxhekaj për lidershipin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së.

“Shpresojmë që Bordi i RTK-së të zgjedhë një pasardhës me meritë për të përfunduar reformat e tij dhe për të forcuar pavarësinë financiare dhe editoriale të transmetuesit publik”, ka shkruar Davenport në platformën X.

Edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, De Riu, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar shkruar se i është mirënjohës Shkumbin Ahmetxhekajt “për paraqitjen shkëlqyer dhe sinqerisht shpresoj se zgjedhja e drejtorit të ri do të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë, kompetencës dhe respektit për autonominë editoriale të organizatës.”, shkruan De Riu.

Kujtojmë se Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar sot se pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e ka emëruar znj. Zana Spahiu në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Go to TOP