Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim.

“Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të. 

Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP