Hamza takon emisarin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

Në një takim të ngrohtë dhe të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, Bedri Hamza u takua me Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri për Ballkanin Perëndimor.

Hamza, lideri i parë nga Ballkani që takohet me Kasanof në këtë rol, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-në për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin në NATO.

Në takim mori pjesë edhe Colleen Hyland, Drejtoresha për Evropën Juglindore, e cila ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës.

Hamza përfundoi takimin me optimizëm për të ardhmen e Kosovës dhe rëndësinë e mbështetjes amerikane. /Kosova.info/

Go to TOP