Halimi e quan të përçdushme postimin e rasteve në Facebook nga ministrja Albulena Haxhiu
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka quajtur të përçudshme postimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në profilin e saj në Facebook ka postuar një rast të një tentim-dhunimi të një 14-vjeçareje dhe për të njëjtin ka thënë se e ka bërë me lejen e prindit të të miturës.
Halimi ka thënë se qasja e ministres Haxhiu është tërësisht e gabueshme.
“Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizoj takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht, e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale”, ka thënë ajo.
Tutja zëdhënësja e LDK-së ka thënë se statusi i Haxhiut s’është asgjë përpos përpjekje për të dëmonstruar fuqinë e pushtetit.
“Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja! Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit”, ka thënë ajo.
