Erdogan sot pritet në Beograd nga Vuçiq, pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do ta presë sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do ta qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, raporton KosovoOnline.

Gjatë qëndrimit të fundit të ministrit të Jashtëm turk në Beograd, u tha se gjatë vizitës së presidentit Erdogan është planifikuar nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat, siç pritej, duhet t’i japin një shtysë shtesë zhvillimit të përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Go to TOP