Halil Matoshi ofendon rëndë ministren Nagavci – e quan “budallicë”

Analisti Halil Matoshi, në emisionin Politiko të Kanal 10, e ka ofenduar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci duke e quajtur “budallicë”.

Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministere e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”

“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”.

Këtë qëndrim Matoshi e ka arsyetuar duke thënë se “Nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëhere gjemani një fjalë se çka është kjo”.

Me ndërhyrjen e moderatorit Kushtrim Sadiku për fjalorin e përdorur Matoshi është tërhequr nga fjalët e tij ka kërkuar falje duke thënë se “Po e përmirësoj. Po e tërheqi fjalën.”

Go to TOP