“Do ta vras veten” burri telefonon gruan, kjo e gjen të vdekur në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Radashevc të Prishtinës, një burrë ka telefonuar gruan e tij dhe i ka thënë se do ta vras veten. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia së bashku me gruan, ku viktima është gjetur i vdekur.

Sipas policisë, pranë viktimës është gjetur një armë dhe një gëzhojë.

I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Radashefc, Prishtinë, 13.04.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP