Guvernatori Ismaili: ‘WE Finance Code’ lehtësim në qasjen financare

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, lidhur me lansimin e `WE Finance Code’ ka thënë se me këtë nismë në dy vitet e ardhshme, do të punohet së bashku për të avancuar dialogun si liderë në sektorin financiar.

Ai tha se ‘WE Finance Code’ tashmë është duke u zbatuar në mbi 30 banka qendrore në vende të ndryshme të botës.

“Kosova, përmes institucionit që unë drejtoj, Bankës Qendrore të Kosovës, ka marrë një rol udhëheqës në këtë nismë. Në dy vitet e ardhshme, ne do të punojmë së bashku për të avancuar dialogun si liderë në sektorin financiar, theksoi Ismaili.

Ai shtoi se në fokus të kësaj nisme do të jetë përmirësimi i infrastrukturës së të dhënave, lehtësimi i qasjes në financa dhe nxitja e përfshirjes financiare, veçanërisht për gratë në biznes.

Ismaili më tej tha se ky projekt i përkushtohet përmirësimit të qasjes në financa dhe përfshirjes financiare, promovimit të mbrojtjes së konsumatorit dhe forcimit të edukimit financiar, sidomos për grupet e nënpërfaqësuara, si gratë sipërmarrëse.

“Ky projekt është në përputhje me planin strategjik të Bankës Qendrore, ku i kushtohet një fokus i madh përmirësimit të qasjes në financa dhe përfshirjes financiare, promovimit të mbrojtjes së konsumatorit dhe forcimit të edukimit financiar – veçanërisht për grupet e nënpërfaqësuara, si gratë sipërmarrëse. Kjo do të na ndihmojë të identifikojmë më mirë bizneset në pronësi dhe menaxhim nga gratë”, ka thënë Ismaili.


Go to TOP