Gurthemeli i shkollës së re në “Mati 1”: Investim në të ardhmen e arsimit në Prishtinë

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Nënkryetaren dhe Drejtoren për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, vendosën sot gurthemelin e shkollës së re në lagjen “Mati 1”.

Kjo shkollë moderne, me një kapacitet për mbi 700 nxënës, do të ndihmojë në zvogëlimin e ngarkesës në shkollat ekzistuese “Ismail Qemajli” dhe “Pavarësia”, duke ofruar kushte të standardeve evropiane për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Projekti realizohet në partneritet publik-privat përmes IFC-së, duke garantuar investime të qëndrueshme në arsim. /Kosova.info/

Go to TOP