Goditet nga çatia e një ndërtesë në kryeqytetin e Kosovës, komuna e Prishtinës e dëmshpërblen me 110 mijë euro 23-vjeçaren

Komuna e Prishtinës ka dëmshpërblyer me 110 mijë euro 23-vjeçaren që u godit nga çatia e një ndërtesë në kryeqytetin e Kosovës.

23-vjeçarja Eliza Ujkani shpëtoi për mrekulli, pasi u godit nga çatia e një ndërtese në Komunën e re të Prishtinës, por fatkeqësisht pësoi lëndime të rënda në trup.

Për këtë arsye anëtarët e Këshillit Komunal, votuan unanimisht për dëmshpërblimin e saj me 110 mijë euro.

Go to TOP