Gjykata e Apelit lë në burg Lefter Kokën me dy masa sigurie

Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri la në fuqi masën “arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Apeli i Posaçëm refuzoi një masë më të lehtë për ish-ministrin për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Tashmë mbi Kokën janë 2 masa me ‘arrest me burg’ për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Lefter Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.

Go to TOP