Gjakftohtësia
Shkruan: Besim XANI
Jam mbetur pa frymë, kur e lexova mendimin e Franc Kafkës për grekët antikë. Ai edhe shpreh admirimin për ta, por thotë: ata nuk ja prekën fundin shpirtit njerëzor. Kafkës nuk i interesojnë vetëm heronjtë, por njeriu i zakonshëm, i thyer, i heshtur, i fyer, në një botë absurde, kur njeriu në errësirë kërkon Zotin e plotfuqishëm, por Ai hesht. Kurse grekët i gjejnë rrugëdalje njeriut përmes katarsisit, ata kanë bërë një faj dhe kanë përjetuar një tragjedi kurse njeriu modern vuan dhe vdes pa bërë asgjë, pa asnjë kuptim pa asnjë shpresë, me një indiferencë totale të turpshme që zë fill nga familja dhe vazhdon nga e tërë shoqëria, ky është Kafka që i tejkalojë grekët duke ja prekur fundin e shpirtit njerëzor dhe duke ia njohur egërsinë e tij sado që bota moderne mund të krenohet me qytetërim, prapë se prapë natyra njerëzore është e frikshme.
Kafka thotë: letërsia greke herë herë ka ndriçim, a që në të vërtetë nuk e ka, sepse jeta njerëzore është absurde, pa Zot, dhe vetëm sillet në errësirë duke kërkuar Zotin, por Zot nuk ka dhe këtu konsiston tragjedia, kur rrugëdalje nuk ka. Përderisa Kadare për grekët antikë thotë se vetëm Shekspiri i tejkalon, mirëpo kohëve të fundit pas Kamys, jam duke u marrë me Kafkën, njeriun, jetën, tragjedinë pa befasi, por duke e hëngër shpirtin njerëzor sikur krimi dalëngadalë, në mes njerëzve pa asnjë pikëllim, me një indiferencë totale të Zotit për krijesat e veta, me një stil tepër unik, të thjeshtë, të qartë. Vetëm kur e pash vetën në veprën e tij “Ferr”, dhe në atë ferr pa rrugëdalje kjo është më e tmerrshme sesa tragjedia, kjo mua më ka tronditur. Sa i përket Shekspirit, Tolstoj i madh thotë: vepra e tij është artificiale, me trondit lexuesin – edhe mua më është dukur ashtu. Edhe te heronjtë grekë e kryejnë një mision, një ideal – prapë interesante dhe madhështore. Kurse Kafka të fut në ferr, t’i mbyll dyert, Zot thotë nuk ka, të lë pa rrugëdalje. Dhe për mua, ky është shkrimtari që duhet t’u mbajë leksione se çfarë është arti, kush është njeriu, dhe ku është Zoti, dhe a duhet t’i druhemi njeriut apo ta duam. Sepse po ta lexosh Kafkën, mbushesh frikë nga njeriu, ngase nuk sheh humanizëm. Dhe kujtdo që i mungon humanizmi, etika – sipas Kamys – është një bishë që endet e lirë nëpër botë!
Pas leximit të Kafkës dhe Kamys, marrë me i thanë nobelistave të mëdhenj: asnjë shkrimtar i botës nuk më është dukur më madhështor, madje as Shekspiri. Ku Vinca thotë: “Pas Zotit, Shekspiri vjen.” E kam lexuar kryeveprën e tij më madhështoren, “Hamleti”, por bota është e mbushur me plot ngjarje të atij lloji – madje edhe bota shqiptare. Por të pashë familjarin duke vdekur, dhe atë me gjakftohtësi si në “Metamorfozë” – unë s’kam lexuar diçka më të trishtueshme. Dhe ja profecia e tij për natyrën njerëzore: Amerika, superfuqi planetare, por gjakftohtë me Izraelin – e shohin fëmijën 4-vjeçar në duart e nënës, duke vdekur nga uria. Ky është Kafka, që nëse ekziston Zoti, vjen pas tij!
