Gërvalla takon ambasadoren e ShBA-së në Kroaci: Bashkëpunimi mes shteteve kyç për paqen në Evropën Juglindore
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kroaci, Natalie Reyes.
Në takim ka qenë prezentë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, teksa Gërvalla e ka cilësuar bashkëpunimin mes tri shteteve si shtyllë kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
“Në takimin miqësor me ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Natalie Reyes, diskutuam arritjet e rëndësishme të Kosovës në demokratizim, zhvillim dhe rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar ajo në Facebook. /Kosova.info/