Brenda një jave, dy gra në Ferizaj i dorëzojnë në Polici paratë që i gjetën në rrugë

Në dy raste të veçanta, dy qytetarë në Ferizaj i kanë dorëzuar në Polici paratë që i kanë gjetur në rrugë.

Më 21 gusht, në sheshin “Hyrë Emini”, një grua, I. Hajredini, e ka gjetur një shumë parash dhe i ka dorëzuar në Polici.

Ndërsa më 28 gusht një grua tjetër, F. Maloku, ka gjetur në Ferizaj një shumë parash të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Policia ka lutur pronarët e parave që të paraqitetn në stacionin e policisë në Ferizaj që t’i marrin ato, ndërkohë i ka falënderuar dy qytetarët për gjestin human.

Njoftimi i plotë:

Në dy raste të ndara dy qytetarë nga Ferizaj kanë gjetur para në rrugë dhe ato i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj

 Me datën 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘’Hyrë Emini’’ në Ferizaj, qytetarja I.Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

 Me datën 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F.Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lusim pronarët e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqin paratë e tyre të humbura.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët : I.Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë .

Go to TOP