Gërvalla në kujtim të policëve të rënë: Kosova sot më e sigurt
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka kujtuar policët e rënë duke thënë se sot Republika e Kosovës është më e sigurt dhe më sovrane.
“Në Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës dhe në 13 vjetorin e rënies së Heroit Enver Zymeri, bashkë me Kryeparlamentarin Konjufca, Zëvendëskryeministrin Bislimi, Ministrin Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Hoxha, bëmë nderime pranë Lapidarit të Policëve të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues”, ka shkruar ajo.
Tutje Gërvalla ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e Enver Zymerit dhe e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës, janë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne. /Kosova.info/