Një grua nga Klina vdes në spitalin e Pejës, u dërgua në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në Spitalin e Pejës të enjten.

Sipas policisë, viktima ishte dërguar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Klinës në gjendje të rëndë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Klinë / 25.07.2024 – 16:10. Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare, e cila ishte sjellë nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia rastin e ka cilësuar “Hetim i vdekjes”.

Go to TOP