Gashi: Nuk pajtohem me Haradinajn politikisht, por ta quani bashkëpunëtor të Serbisë është marre
Aktivisti Lekë Gashi ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe fyese. Gashi tha se ndonëse nuk pajtohet me Haradinajn në politikëbërje dhe nuk e sheh si figurën e duhur për drejtimin e politikës në vend, ai kurrë nuk do ta etiketonte si “bashkëpunëtor të Serbisë”.
Sipas tij, një gjuhë e tillë është e tepruar dhe përbën mungesë respekti për kontributin që Haradinaj ka dhënë për Kosovën.
“Është marre. Ai ka kontribuar, ka reflektuar dhe ka dhënë gjithçka për këtë vend, kundër atyre serbëve që sot ju po e etiketoni me ta. E etiketoni ju që nuk e lëvizni asnjë gur për këtë shtet”, u shpreh Gashi.
Ai shtoi se personalisht mbetet i përkushtuar në politikat shtetndërtuese dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare duke theksuar se vazhdon rrugëtimin e tij politik brenda LDK-së.
“Vazhdoj me politikat e LDK-së”, përfundoi Gashi. /Kosova.info/
