Gara: Serbia të mos shtrembërojë të vërtetën për fatin e të pagjeturve
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, në Beograd u mbajt një konferencë ku shoqatat e familjarëve të personave të pagjetur serbë dhe shqiptarë nga Kosova bënë thirrje për depolitizimin e menjëhershëm të procesit dhe zbulimin e fatit të 1612 personave të zhdukur.
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar Personat e Zhdukur, në lidhje direkte nga Beogradi, tha në “Info Plus” në RTK se bëhet fjalë për aktivitetet që organizohen nga familjarët e të pagjeturve si dhe shoqatat të cilat janë të angazhuara në këtë proces dhe mbahen takime qoftë në Kosovë, Serbi, Bosnje, e gjetiu.
Gara tutje tha se ky komision në vazhdimësi angazhohet në takimet e organizuar me familjarët e të pagjeturve.
“Me shoqatat e familjarëve për persona të pagjetur dhe në strukturën institucionale janë të përfshira edhe shoqatat e familjarët e të pagjeturve dhe jemi të angazhuar në këtë proces në zbardhjen e të pagjeturve”, tha Gara teksa shtoi se shpreson që Serbia nuk do të tentojë ta shtrembërojë të vërtetën apo, për më keq, për të politizuar procesin.