Ulutash takon zyrtarin e lartë të NATO-s, flasin edhe për sigurinë në vend

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash, u takua me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në këtë është biseduar për sigurinë, aktivitetet e KFOR-it, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë tendencat më të fundit të sigurisë, aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Kosova.info/


Go to TOP