Ganimete Musliu hyn në kredi për t’i mbyllur kreditë paraprake, çka deklaroi tjetër te pasuria

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ka hyrë në një kredi rreth 46 mijë euro për t’i mbyllur kreditë paraprake dhe renovim.

Musliu ka afat që ta paguajë këtë kredi deri në vitin 2031.

Tek patundshmëritë, Musliu e ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 80 metra katrorë, që thotë se e ka blerë me kredi, por s’ia ka përcaktuar vlerën.

E si pasuri të luajtshme ka thënë se e ka një veturë Seat Arona. Edhe veturën thotë se e ka blerë me kredi, por as për të s’ka treguar sa kushton.

Musliu ka gati 1 mijë euro në banka. Vlera e saktë e kredisë së Musliut është 46 mijë e 410 euro.

Deputetja e PDK’së ka thënë se ka të hyra vjetore në vlerë 23 mijë euro, që i merr si pagë dhe mëditje nga Kuvendi.

Go to TOP