Fushtica apelon për kujdes: Shmangni zonat me rrezik nga era dhe reshjet në Prishtinë

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ekipet komunale janë duke intervenuar në një numër të madh rastesh, njofton Kosova.info.

Në terren janë angazhuar Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ndërmarrja publike “Gjelbër”, Policia e Kryeqytetit dhe ekipet emergjente të komunës.

Fushtica u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, si në këmbë ashtu edhe me automjete. Ai ka apeluar që të evitohet lëvizja pranë pemëve të mëdha, shtyllave të energjisë dhe objekteve që mund të paraqesin rrezik nga era apo reshjet.

Në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimet emergjente në numrat falas:

📞 0800 122 33

📞 0800 122 44

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka përfunduar drejtori Fushtica./Kosova.info/


Go to TOP