Franca dëshiron fitoren e Ukrainës që rifiton të gjithë territorin – përfshirë Krimenë

Sipas një burimi diplomatik francez, vendi po synon ta mbështesë një fitore ushtarake për Ukrainën, që do të ndikonte në rimarrjen e të gjithë territorit të saj.

Kjo do të përfshinte edhe Krimenë, territor ky që u kap nga Rusia në vitin 2014, raporton Sky News.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur sot në Kiev, për të rivendosur një marrëdhënie me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Bashkë me të është edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi.

Më herë u raportua se janë aktivizuar në Kiev sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore, në kohën kur po qëndrojnë tre liderët perëndimorë.

Siç raporton CNN, sirenat jo domosdoshmërisht nënkuptojnë se ka ndodhur ndonjë sulm, por shpesh shërbejnë si paralajmërim.

Go to TOP