Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i është drejtuar për të disatën herë protestuesve në oborrin e Kuvendit.

Ai ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me Policinë e Kosovës.

“Policia e mban rendin dhe qetësinë, nuk kemi nevojë të konfrontohemi me policin”, ka thënë Klinaku.

Ai ka shtuar se kryeministri duhet të marr vesh dhe ta tërheq këtë ligj, që e shkel Kushtetutën.

“Nëse kryeministri nuk merr vesh dhe ligji bëhet i plotfuqishëm, ju garantoj se do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Klinaku.

Klinaku shtoi se e kanë si opsion që të qëndrojnë edhe me tenda në rast se nuk reflekton Qeveria.

“Do të organizojmë protesta vazhdimisht, një prej opsioneve është që të dalim këtu me tenda dhe të rrijmë ditën e natën derisa ku pushtet të marr vesh”, tha Klinaku. 

Go to TOP