Fragment i fuqishëm për aktualitetin

“Gjaku i kuq nuk mungon rrugëve. Makinat nuk i binden të kuqes së semaforit. Rrugët vërshohen nga zëtrashët, hajdutët dhe vrasësit që tehun e thikës gjithmonë e kanë të gjakosur. Edhe natyra po vuan nga djallëzuesit. Shpesh më vjen të ulërij nga brendësia e mllefosur e shpirtit: “Ku jeni trafikantë femrash, shitës droge, ju që dhunoni të dobëtit, pasuroheni në kurriz të të varfërve, ju që e kërcënoni policinë, e rrihni doktorin? O muta të Ballkanit, o racë e pastër, por e mbytur në krim. Nuk jeni trima ju, jo, trimat janë mjekët që shpëtojnë jetë, e përsëri mbesin shumë modestë. Mjekët nuk mbajnë pistoleta në brez.”

Ndonjëherë e pyes veten nëse jeta më ka shkuar dëm. Nuk është se jam i pavetëdijshëm për bukurinë e gjërave. I mbaj të gjitha gjërat e bukura në zemër, dhe më pas, ma shkatërrojnë atë bukuri. Tmerri i pushtetit, politikës shkatërron çdo gjë shpirtërore. Diçka brenda meje më thotë t’u rri larg këtyre zëtrashëve…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Go to TOP