Festivali i Teatrit Shqiptar `Moisiu` vjen në Prishtinë

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” pas Shkupit dhe Tiranës vjen në Prishtinë.

Nga data 20 deri më 27 nëntor do të mbahet edicioni i radhës i cili do të sjellë përplot shfaqje, një festë të teatrit në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për mesë një postimi në facebook.

Festivali “Moisiu” ka nisur si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit, që qytetarët e tri vendeve të kenë mundësi të shohin shfaqjet dhe prodhimet e tri teatrove. /Kosova.info/


Go to TOP