Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Ferit Idrizi do të jetë kandidat për kryetar të Vushtrrisë.

Krasniqi ka thënë se PDK do të rikthejë qeverisjen e mirë e zhvillimore në Vushtrri.

“Komuna e Vushtrrisë është shembull i fuqishëm i qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, deri në vitin 2017 kur të gjitha partitë kundërshtare u bënë bashkë dhe e deformuan rezultatin dhe vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë që kishin votuar me shumicë votash në raundin e parë për kryetarin Ferit Idrizi. Por, PDK dhe kandidati ynë Ferit Idrizi nuk dorëzohet dhe nuk largohet nga beteja për të fituar në Vushtrri. Për ta rikthyer qeverisjen e mirë e zhvillimore për qytetarët e Vushtrrisë”, ka pohuar Krasniqi.

Tutje, kreu i PDK-së, ka shkruar se “në tetor, qytetarët e Vushtrrisë do ta zgjedhin Ferit Idrizin i cili me punë, angazhim e projekte konkrete, do ta bëjë Vushtrrinë qendër të zhvillimit ekonomik”.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Go to TOP