Fehmi Kupina viziton Klubin e Karatesë Olimp: Lidhja e Prishtinë do të rrisë mbështetjen për sportistët tanë

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka vizituar klubin e Karatesë Olimp në kryeqytet.

Kupina ka premtuar se Lidhja e Prishtinës do të rrisë mbështetjen për klubet e karatesë dhe për sportistët.

Postimi:

Bashkë me kandidaten për Kuvend Komunal, Agnesa Rexhepi Demiri, vizituam Klubin e Karatesë Olimp në Kryeqytet. Karateja është një sport në të cilin të rinjtë tanë kanë dëshmuar se mund të arrijnë rezultate të mëdha në garat ndërkombëtare.

Prandaj, Lidhja e Prishtinës do të rrit mbështetjen për klubet e karatesë dhe për sportistët tanë në këtë sport drejt arritjes së sukseseve ndërkombëtare.

#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115

Go to TOP