Fadil Hadergjonaj nga Ratkoci: Bashkimi ynë është fuqia për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fadil Hadergjonaj me numër 22, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Ratkoc, vendlindjen e Avdullah Hoti.

Përmes një postimi publik, Hadergjonaj theksoi se në këtë takim u ndje nga afër energjia, përkushtimi dhe besimi i qytetarëve që vazhdojnë të qëndrojnë pranë vizionit rugovian dhe LDK-së.

Ai bëri të ditur se mbështetësit shprehën vullnet të qartë për më shumë zhvillim ekonomik, siguri dhe mirëqenie duke vënë theksin te rëndësia e bashkimit për të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, mesazhi nga Ratkoci ishte i qartë: qytetarët kërkojnë stabilitet, përgjegjësi shtetërore dhe një qeverisje që është në shërbim të tyre.

Hadergjonaj ritheksoi se LDK mbetet alternativa për ndryshim, unitet dhe për avancimin e agjendës euroatlantike të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP