Fadil Aliu: Kodra e Trimave e mobilizuar fuqishëm për LDK-në

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Aliu, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave, ku sipas tij mbështetja për LDK-në u shpreh qartë dhe bindshëm, shkruan Kosova.info.

Takimi u mbajt në shkollën Asim Vokshi, ku banorët e kësaj zone, të njohur për angazhimin e tyre qytetar, ritheksuan përkrahjen për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe orientimin e tyre politik.

Aliu tha se Kodra e Trimave ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të fitoreve të LDK-së, duke shtuar se fryma e mobilizimit dhe e besimit në fitore ndihet më së shumti pikërisht në këtë lagje.

Ai shprehu mirënjohje për qytetarët, duke i falënderuar për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj LDK-së dhe vizionit të saj politik.

Në fund të takimit, u ritheksua mbështetja për Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 123, për kryetarin Lumir Abdixhiku me numrin 1, si dhe për kandidatin Fadil Aliu me numrin 50.

Go to TOP