“Është zbuluar një tjetër variant”/ Mjeku Sallabanda: Ku ndryshon gripi sezonal nga Omicroni

Mjeku i njohur shqiptar Kita Sallabanda ka folur ditën e sotem për ‘Zona Zero’ në Top Neës lidhur me pandeminë e COVID-19 dhe variantet e saj.

Në fjalën e tij, Sallabanda ka treguar se ku ndryshon gripi sezonal nga Omicroni dhe cilat janë ato simptoma që bëjnë dallimin.

Ndërkohë që sipas mjekut, në Spanjë është duke u bërë sekuencimi i varianteve , teksa e përcakton saktësisht se kujt variant i përket dhe kjo e bënë më të lehtë kurimin.

Sallabanda ka treguar gjithashtu se gripi sezonal vjen me temperaturë të lartë, kurse Omicron nuk e kalon temperaturën 38 gradë celcius.

“Gripi ka temperaturë të lartë, kurse Omicron është me temperaturë deri në 38 gradë celcius. Pra nuk kalon më shumë se 38 gradë celcius.

Më vonë ne këtu në Spanjë bejmë sekuencimin e varianteve.

Ne e kemi saktësisht të ditur nëse është Delta, Omicron apo Alpha, kjo gjë duhet të bëhet edhe në Shqipëri.”- tha Sallabanda.

Ndërkohë mjeku ka treguar gjithashtu se është duke u përhapur një variant tjetër i Omicron, i identifikuar nga ekspertët si variant “BA2”, teksa nuk e cilëson si agresiv këtë variant.

“Kemi një variant tjetër të Omicron, varianti BA2, ky variant nuk është më agesiv se variant normal i Omicron.”- shton ndër të tjera mjeku Sallabanda.

Go to TOP