Emir Kusturicës i merret çmimi “Febiofest” pas mbështetjes për Rusinë

Presidenti i nderit i festivalit, themeluesi i tij, drejtori Fero Fenic, i kërkoi Kusturicës t’i hiqet çmimi Febiofest që mori në vitin 2017 për kontributin në kinematografinë botërore.

Feniç tha se në vitin 2017 ishte kundër që Kusturica të merrte çmimin Febiofest sepse tendenca e Kusturicës për të admiruar dhe mbështetur liderët totalitarë do të thotë se pavarësisht talentit të regjisorit, ai nuk i plotëson vlerat dhe kriteret etike, morale dhe demokratike për t’u vlerësuar.

“Tani po i kërkoj sërish Febiofestit që Christianit t’ia heq çmimin e nderit”, ka thënë Fenic, shkruan N1.

Drejtori aktual i Febiofest, Kamil Spacil, ka thënë se e mirëpret iniciativën e Feniçit dhe se Kusturicës do t’i hiqet çmimi, transmeton agjencia çeke CTK.

Fenic u bëri thirrje gjithashtu festivaleve të tjera çeke që shpërblenin Kusturicën që gjithashtu t’i hiqen çmimet për pranimin e ofertës së ministrit rus Sergei Shoigu për të drejtuar Teatrin e Ushtrisë Ruse.

Në vitin 2019, Kusturica u nderua edhe me Medaljen e Meritës nga presidenti çek Milosh Zeman.


Go to TOP